Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 6 nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Mohon vrasjet, masakra, zbardhet dëshmia e Xhuvanit”. Tituj të tjerë janë; “Alibia me psikiatrinë për djalin e deputetes, flet pronari i lokalit: Italiani u vra në gjumë”. “Çmimi i dritave, kompensim paradhënie për 5 kategori”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Ushtarakët, 51 nenet që i dënojnë, qeveria harton rregullat që disiplinojnë Forcat e Armatosura”. Tituj të tjerë janë; “Sigurimet, Erion Veliaj: Amnisti deri në dhjetor për 290 mijë pensione fshati”. “Shkodër, ekzekuohet me automatik, shoferi i ish-kryetaruit të komunës Rrethina”. “Vjedhja e Bankës, lirohet Elivar Golemi, Fullani del nga shtëpia”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Skandali, si u “kopsit” dosja e dytë e Kostandin Xhuvanit. Prokuroria ngre akuzën: Xhuvani rrezikon deri në burgim të përjetshëm”. Tituj të tjerë janë; “Ligji i ri për ushtarakët; ndalohet Facebook-u dhe ngacmimet seksuale”. “Rama: Me Luiza Xhuvanin kam bërë gjënë e duhur, do e bëja prapë”. “Ekzekutohet në pragun e shtëpisë shoferi i ish-kryekomunarit”. “Pensionet e fshatit, falen kamatëvonesat për sigurimet deri në fund të vitit”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Edi Rama: Kostandini u lirua në kohën e PD. Me Luizën bëra gjënë e duhur, do ta bëjëa prapë”. Tituj të tjerë janë; “I ati i viktimës së parë të Xhuvanit: Luiza të dorëhiqej që në 2011, nuk më kërkoi falje”. “Ismet Haxhia: Ago Ymeri u mor nga qelitë e policisë dhe u ekzekutua në gurore”. “Shkodër, 25 vjeçari ekzekutohet me 50 plumba afër shtëpisë”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Si i shpëtoi arrestimit Xhuvani, Prokuroria mbylli hetimet për incidentin me armë në Gjirokastër”. Tituj të tjerë janë; “Kostandin Xhuvani mohon krimin: Nuk isha aty”. “Gjykata e Lartë liron Ardian Fullanin dhe Elivar Golemin”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















