• Latest
  • Trending
  • All

Fshati i Gjergj Fishtës, ruan dëshmi të jetës së birit të saj

05/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Fshati i Gjergj Fishtës, ruan dëshmi të jetës së birit të saj

05/11/2014
in Kulture, Lajme

Fshati Fishtë i Komunës së Blinishtit në rrethin e Lezhës ruan ende dëshmi të poetit, atdhetarit dhe françeskanit të madh At Gjergj Fishta edhe 73 vjet pas vdekjes së tij.

 

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Mbi një nga kodrinat e fshatit, edhe sot e kësaj dite gjendet shtëpia ku poeti Fishta kaloi një pjesë të viteve të fëmijërisë, vend ky që, vitet e fundit, po tërheq vëmendjen e një numri të madh vizitorësh, vendas dhe të huaj.

 

Në ballë të shtëpisë dykatëshe është vendosur flamuri kombëtar dhe një pllakë mermeri ku shënohet se, në këtë shtëpi ka jetuar poeti i madh Fishta.

 

Përgjegjësi i  sektorit të Monumenteve të Kulturës për Qarkun  e Lezhës, Paulin Zefi, thotë se  vitet e fundit shtëpia është shpallur “Monument Kulture”, duke u përfshirë në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore që mbrohen nga shteti shqiptar.

 

“Në vitin 1877, kur Fishta ishte vetëm 6 vjeç, familja e tij u shpërngul nga shtëpia ku Fishta u lind dhe ku sot ndodhet memoriali i vogël me kryq, për t’u vendosur në këtë shtëpi. Muret më të vjetër të kësaj shtëpie, që i përkasin vitit 1877, janë në pjesën përendimore të kësaj shtëpie, që sot është shpallur Shtëpi Muze. Kjo shtëpi është  marrë nën mbrojtje në vitin 1991, ndërsa është shpallur “Monument Kulture” në vitin 2008. Është Monument Kulture i kategorisë së dytë, në vartësi të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër. Këtu, vazhdimisht vijnë nxënës, vijnë edhe të huaj, sidomos turistë italianë të cilët kryesisht vijnë këtu përmes kishave. Dhe vlejnë për t’u veçuar vizitat që bëjnë grupe nga Kosova, të cilët adhurojnë figurën e Fishtës”.

 

Megjithse e shpallur si “Monument Kulture”, shtëpi ku banoi për disa vite Fishta, tashmë është e pabanueshme dhe drejt degradimit të plotë. Prej 15 vitesh  këtu nuk jeton askush, pasi pronarët e shtëpisë janë larguar drejt emigracionit.

 

Përgjegjësi Zefi thotë se,  shtëpia ka nevojë për restaurimin e saj të plotë, restaurim për të cilën janë ofruar me dashamirësi biznesmenë të ndryshëm, mes të cilëve edhe biznesmenë nga Kosova. Por ai shton se. restaurimi i objekteve “Monument Kulture” kalon nëpër disa procerura, që  garantojnë  ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare.

 

“Ka rreth 15 vite që kjo shtëpi është kthyer në pothuajse të pabanueshme. Siç e shikoni, dritaret edhe dyert janë shumë të dëmtuara. Çatia ka ardhur duke u amortizuar, gjë që ka shkaktuar edhe dëmtimin e mureve në katin e dytë. Aktualisht jemi në negociata me disa donatorë kosovarë për restaurimin. Një kompani, që të bëjë restaurime, normalisht duhet që projekti t’i përcillet fillimisht Drejtorisë Rajonale  të Kulturës Kombëtare  në Shkodër, gjë të cilën unë e kam bërë me datën 23, në ditëlindjen e Fishtës, duke bashkëngjitur kërkesën për restaurimin e shtëpisë. Drejtoria Rajonale e ka përcjellë dokumentacionin  tek Drejtoria e Programimit të Zhvillimit në Ministrinë e Kulturës. Më pas, do t’i kalojë për shqyrtim Këshillit të Ekspertëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe, pas ndryshimeve të nevojshme, kur të marrë miratimin nga  Këshilli Kombëtar i Restaturimeve, mundësohet nisja e punimeve restauruese”.

 

Ndërkohë, rreth një kilometër larg shtëpisë, ku Fishta kaloi 6 vite të jetës së tij, mbi një lëndinë të gjelbëruar, gjenden edhe themelet e shtëpisë ku lindi poeti.  Në shenjë nderimi dhe kujtese, banoret e fshatit Fishtë kanë vendosur një pllakë me shenimin “ Këtu u lind frati i madh, poeti kombëtar At Gjergj Fishta”

 

Studiuesi i njohur Dom Nikë Ukgjini  thotë se, ashtu si edhe për figurat e tjera të njohura të historisë dhe kulturës kombëtare, edhe për Fishtën  është e rëndësishme  të ruhen si vlerat e krijimtarisë  letrare, ashtu edhe dëshmitë materiale që flasin për jetën dhe veprimtarinë e tij si poet, atdhetar dhe klerik, i cili ja kushtoi jetën kulturës dhe kombit shqiptar.

 

“Fatmirësisht, këtu kemi një shtëpi ku, kohë pas kohe, ka jetuar At Gjergj Fishta dhe kjo është, po themi, një gjurmë material e tij. Pastaj kemi jo fort larg vendin ku ai ka lindur, sepse shtëpia ka qenë rrënuar. Kështuqë, është detyrë e të gjithëve, pa marrë parasysh ku jetojmë dhe çfarë pozicioni kemi në shoqëri, të angazhohemi që të ripërtrihet puna dhe vepra e kësaj figure dhe të ruhet ajo çka është  për tu ruajtur, sidomos kur është në pyetje pasuria materiale e At Gjergj Fishtës”.

 

Banorët e fshatit të vogël Fishtë, në shenjë nderimi për  bashkëfshatarin e tyre, At Gjergj Fishtën, të cilit diktatura ja ndaloi veprën dhe treti varrin. tashmë u kanë dhënë bizneseve të tyre emra që shquajnë krijimtarinë së poetit, si “Mrizi i Zanave” apo “Hylli i Dritës”, duke shpresuar se kështu do të tërheqin edhe më shumë kureshtjen, nderimin  dhe interesimin e turistëve, vendas dhe të huaj, për të ardhur në Fishtë, vendlindjen e poetit, që mban të ndezur kujtesën popullore.

Previous Post

Express: “Rama i nënshtrohet Serbisë, viziton Beogradin por jo Preshevën”

Next Post

Pasqyra e shtypit (6 nëntor 2014)

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Pasqyra e shtypit (6 nëntor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.