Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Shtunë, 29 Nëntor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Patriarku i PS, Dritëroi: Festimet, si shtet me dy parlamente”. Tituj të tjerë janë; “Kampionët e botës ngrenë flamurin në Vlorë, Nishani dekoron Qemal Stafën dhe Abaz Kupin”. “Dosjet, Prokuroria nis hetimin për 130 legalizime në Tiranë”. “Lushnje, pranga kreut të OSHEE, fatura 200 lekëshe për lokalin e tij”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Flet Dritëroi: Të hapen dosjet pa hakmarrje. Uroj që festat e tjera të mos na gjejnë me dy parlamente”. Tituj të tjerë janë; “PS-PD festojnë ndaraz, reagon Nishani: Pushteti mbi shtetin rrezik”. “Kryeministria çel dyert, ja veprat që do të ekspozohen sot”. “Fier, grabitën çiftin në pyll, arrestohen dy të rinjtë”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Provokimi, Berisha njollos 70 vjetorin, dekorohen tradhtarët”, Tituj të tjerë janë; “Historiani Xhelal Gjeçovi: Ishin 28 mijë dëshmorë dhe u çliruam më 29 Nëntor”. “Elbasan, arrestohet, vrau djalin e ish-policit”. “Pranga grabitësve dhe përdhunuesve të çiftit në Seman, mblidhnin boçe pishe në pyll kur kryen krimin”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “7 arsyet e Ramës për të hapur dosjet. Pse u rikthye papritur në skenë debati i dosjeve të Sigurimit? A do përdoren ato për të sulmuar kundërshtarët, ‘pastruar’ sistemin e drejtësisë?! Çfarë përfiton kryeministri prej hapjes?!” Tituj të tjerë janë; “Oketa: Hapja e dosjeve do të sillte pastrim moral të politikës dhe medias”. “Kupola e PD, kush janë emrat që garojnë nesër për postet drejtuese”. “Drejtori i arrestuar i OSHEE, paguante 2 mijë lekë energji për lokalin 400 m2”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Hetim OJF-ve për pastrim parash”. Tituj të tjerë janë; “Politika hesht në Ditën e Pavarësisë, dy kampionët e botës ngrenë flamurin”. “Rama nga Vlora: Kemi përgjegjësi historike për reformat”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















