Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Premte, 28 Nëntor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Legalizimet, formularët e deklarimit të pasurive. Afati i ALUIZNI-t. Tituj të tjerë janë; “Gjykata shpall të pafajshëm Gjikën, nuk u provua akuza dhe përfitimi”. “Kërcënohet në rrugë vajza e deputetit Peza, autori në polici: Konfliktin e kam me të atin”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Harta e drogës, 6 pika kufitare, ja rrugët e trafikut”. Tituj të tjerë janë; “Përplasja, Bernd Fischer: Pati luftë civile. Milo: Teza, atentat ndaj LANÇ”. “Rexhep Qosja: Protesta e PD, opozita kërkon anarki politike”. “Propozimi, PS ndryshim ligjit të BSh, të hiqet kriteri i shtetësisë”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Punësimi, arsim, si ndahen 2278 vende pune”. Tituj të tjerë janë; “Përgjimet në zyrë, favoret seksuale nga mësueset, drejtoresha: Ky do gjithçka për vete”. “Seanca, miratohet buxheti dhe paketa fiskale”. “Sherri, kërcënohet me jetë vajza e deputetit të PS, Dashamir Peza”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Konflikti me Presidentin, mazhoranca projekt sekret për zgjedhjen e gjykatësve”. Tituj të tjerë janë; “Meta nuk i jep fjalën Ramës: Për procedurë, flas me Ruçin”. “Shpëtim Gjika i pafajshëm, gjykata: Nuk provohet falsifikimi”. “Konkurset për mësuesit, kriteret për 2278 vendet e lira”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Kalon buxheti, rriten tri raksa, socialistët rrezojnë amendamentet e LSI”. Tituj të tjerë janë; “Gjika e kalon me shkelje administrative”. “Kërcënohet vajza e deputetit të PS, Dashamir Peza”
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















