• Latest
  • Trending
  • All

Nderim për festat dhe të vërtetën për individët

28/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nderim për festat dhe të vërtetën për individët

28/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Besi BEKTESHI

Sot është data më e madhe e kombit shqiptar. Sot është datë feste kombëtare dhe kemi krenarinë e madhe jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarët kudo në botë. 28 Nëntori është festë kombëtare dhe kërkon respektin për këtë madhësi të jashtëzakonshme që ka. Një pavarësi ka kombi dhe jeton pastaj për ta mbrojtur atë. Kurse 29 Nëntori është një tjetër krenari e shtetit shqiptar, që i vetëm, pa ndihmën e askujt si ushtri, arriti të luftonte brenda mundësive që kishte, për lirinë e tij. Është krenari se në fund të fundit, me një ballafaqim ushtarak të pabarabartë dhe duke u pozicionuar në krahun fitimtar, arriti të krijonte dhe momentin luftarak në përballje me okupatorin cilido qoftë ai si italianë dhe gjermanë. Në fakt në demokraci, mbas viteve 1992 kryesisht, pothuaj gjithmonë me nxitjen e një ish komunisti si dr. Berisha, është hapur dhe mbyllur keq debati mbi 28 apo 29 Nëntorin dhe bashkimin apo eliminimin e datës së çlirimit. Jemi rrëmbyer të gjithë nga ky debat provokator.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ky debat, është bërë nga dr. Berisha për të vetmin qëllim dhe ky është edhe sot e kësaj dite që të barazohet Partia Socialiste, e majta në përgjithësi, me Enver Hoxhën, që data 29 Nëntor të mbajë përgjegjësitë e krimeve dhe padrejtësive që ka bërë klika e Hoxhës mbas kësaj date. Dr. Berisha ka hapur gjithmonë debatin mbi pavërtetësinë e 29 Nëntorit, për të bërë shesh beteje të “krimeve të së majtës” në Shqipëri duke njehsuar veten me të djathtën, për të treguar se ish komunistët (sigurisht ata që dolën medemek djathtas) bëjnë dhe transformimin e historisë në favor të mbajtjes së pushtetit pafundmërisht. Sigurisht unë jam nga ata njerëz që shumë herët kam thënë se “Shqipëria si datë çlirimit duhet të ketë 17 nëntorin 1944”, me logjikën e marrjes së Kryeqytetit dhe administratës qendrore, por nuk është sot vendi i këtij debati.   Ne kemi si datë çlirimi 29 Nëntorin që rri së bashku me 28 Nëntorin në kurorën e festave më të mëdha të vendit. Unë nuk mund të them kurrë se kur ka ikur gjermani i fundit, sepse për mua nuk ka aspak rëndësi. Si fakt dhe të vërtetuara janë brigadat partizane që në ora 9:00 të mëngjesit futen në qendër të Shkodrës. Tani ka dashur apo nuk ka dashur Enveri të njehsojë 29 Nëntorin tonë me Republikën Jugosllave, këtë e dinë ata që në fund të fundit e thonë, por historikisht dhe me dokumenta, partizanët në qytetin e Shkodrës kanë hyrë dhe parakaluar në mëngjesin e 29 nëntorit 1944. Këtë fakt e kam dhe nga babai im, si pjesëmarrës në këtë eveniment. Orë dhe datë çlirimi është futja e çlirimtarëve dhe jo ikja e pushtuesit. A kanë shkruar dhe zmadhuar shumë fakte në diktaturë? Sigurisht që po, dhe sigurisht edhe ata që bëjnë provokatorin si ish komunistë, sot këtë rrugë ndjekin, që ky popull të mos ketë kurrë paqe sociale dhe historike.

Ashtu sikundër Enver Hoxha mbas 29 Nëntorit 1944 që ngriti “epopenë”e luftës së klasave dhe ndarjes në të tillë model të shoqërisë, edhe dr. Berisha mbas vitit 1992, duke qenë një ish komunist ngriti sërish ndarjen e shoqërisë në të kuq dhe blu duke barazuar Enver Hoxhën me dëshmorët e lirisë dhe sidomos një datë çlirimi të cilën në fund të fundit e kanë përcaktuar fitimtarët edhe pse kalimi në diktaturë mund ti fajësojë (sistemin dhe individët) për pas kësaj date. Përdorimi politik i datave ka qenë dhe vepra e fundit antishqiptare e ish komunistëve dhe ish anëtarëve të PPSH-së, por dhe një dore shumë të vogël bashkëpunëtorësh me pushtuesin që merrnin të drejtën e “qytetarisë” për të bërë pastaj dhe luftën e re të klasave në demokraci. Po, të asaj lufte që i ndante njerëzit në Shqipëri, në të mirë dhe të këqinj, ose në “demokratë dhe jo demokratë”, në njerëz që kanë të drejtë të konvertohen dhe të bëjnë demagogji dhe njerëz që përjetësisht duhet të sundohen nga këta të fundit.

Prandaj them sot në këtë ditë të madhe të pavarësisë dhe po ashtu nesër në 70 vjetorin e Çlirimit të vendit, se gjaku dhe mundimet e një populli për këto dy data duhet të kenë respektin e vazhdueshëm tonin. Duhet të kenë madhështinë e celebrimeve jubilare të mëdha, kurse individët problematikë dhe ato të lartë duhet të marrin të vërtetën historike që ju takon. Ne do të vazhdojmë në kohë, brezi im do vazhdojë të plaket dhe një brez i ri do të vijë. Nuk është e drejtë që zhgarravinën politike dhe historike (të thurur nga provokatorët) të datave të mëdha, t’ju a lejmë pa sqaruar në derë. Nuk duhet dhe nuk bën të jenë edhe ato në konfliktin anormal që kemi vite dhe dekada që ne përjetojmë. Individët e tillë ku i pari në diktaturë vrau krahun tjetër kundërshtar dhe pastaj vrau dhe krahun e vet si në luftën brenda llojit dhe jashtë tij, por dhe individi tjetër ish anëtar i partisë së Enverit, i cili për të përfituar politikisht, provokonte me data dhe histori që nuk i kishte bërë dhe jetuar vetë e nuk i takonte ti largonte me vula dhe firma, duhet të kenë të vërtetën historike në biografitë e tyre. Këto individë janë përçarës politike dhe me pasoja kombëtare të popullit të tyre.

Unë jam i prirur të mos prodhoj tradhtarë dhe modele tradhtie, por renegatë dhe provokatorë sigurisht që dalloj dhe ata janë të tillë. Kjo e vërtetë duhet thënë dhe duhet sqaruar, sepse në fund të fundit, jemi një popull që akoma kemi nevojë për një unitet të madh dhe sidomos për qetësi sociale dhe politike për të ecur drejt BE-së. Sot kemi festat e mëdha të Nëntorit dhe kjo na bën nder, na bën nder të respektojmë gjakun dhe përpjekjet e mëdha. Po, të respektojmë vullnetin tonë për një jetë më të mirë. E këtë jetë më të mirë nuk mund ta ndalin, mbase mund ta vonojnë, por kurrë ta ndalin individët për të cilët historia do të sqarojë gjithçka më mirë. Prandaj, nderim për festat dhe të vërtetën e plotë për individët. Po, për të gjithë ata që luajtën një rol në lidhje me datat tona historike.

Previous Post

Metri i opozitës dhe problemet në qeverisje

Next Post

Pasqyra e shtypit (28 Nëntor 2014)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pasqyra e shtypit (28 Nëntor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.