Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 24 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Rritja e çmimit, energjia, kategoritë që do të kompensohen”. Tituj të tjerë janë; “Gjobat, negociatat e Tahirit me deputetët e PS: Të shesë makinën ai që shkel semaforin”. “Votimi, Çefaj dhe Lelçaj shkarkohen nga KLD”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Dëshmia nga SHBA: Si na mori Fazlliçi 1 milionë dollarë për Berishën”. Tituj të tjerë janë; “Votimi, rikthimi në Kuvend, e majta pranon kushtet e opozitës”. “Kandidatët, Këshilli i Bankës, Kuvendi hap procedurat”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ligji i ri për tokat bujqësore, kush e merr pronësinë dhe kush digjet. Qeveria dorëzon në Kuvend projektligjin për familjet që kanë përfituar tokën e ish-ndërmarrjeve bujqësore, por që nuk kanë marrë ende pronsinë”. Tituj të tjerë janë; “Janar 2014, shqiptarët do paguajnë 100 mln USD më shumë taksa “Mazhoranca pranon hetimet e PD, Basha: Marrëveshje me garanci ndërkombëtare” “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Akuza për Gërvenin, kundëradmirali rrezikon 2 vjet burg”. Tituj të tjerë janë; “Rama: PD të vijë në Kuvend. Basha: Garanci ndërkombëtare”. “Ndryshon ligji, Qeveria, ja kur lejohet ndërtimi në tokë bujqësore”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor,“Opozita në Kuvend, hapet rruga mazhoranca miraton kërkesat e demkratëve për komisionet hetimore”. Tituj të tjerë janë; “Kuvendi shkarkon nënkryetarin e KLD, Çefaj dhe anëtarin Lelçaj”. “Tritol fabrikës së miellit në Kamzë, dyshohet konkurrenca”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















