Ndeshja Serbi-Shqipëri përfundon me rezultatin 3-0, sipas Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s. Humbja në tavolinë për Shqipërinë bëhet nën argumentin e refuzimit nga kombëtarja shqiptare për tu rikthyer në fushë.
Lidhur me këtë vendim, një reagim të menjëhershëm ka patur nga deputeti Erjon Braçe, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“E NEVERITSHME!!
E KORRUPTUAR DHE POLITIKE DERI NE ZYRTARIN E FUNDIT E DERI NE GERMEN E FUNDIT!!
Siç e dinim dhe e prisnim; UEFA E MISHEL PLATINI VENDOSI QE NE TE HUMBIM ATE QE SE HUMBEM KURRE, NDESHJEN E FUTBOLLIT NE BEOGRAD!!
Deri në minutën e 41-te rezultati ishte i bardhë, zero me zero!!
UEFA vendosi që ne ta humbim sot! Ky është kulmi!
Ndërkohë vendoset një standart i pashembullt për herë të parë në futboll:
Ti duhet të luash një loje edhe pse të sulmojnë, edhe pse të fyejnë, edhe pse duan të të therrin, edhe pse të qëllojnë me fishekzjare, shashka, gurë, shishe, edhe pse ata që në kor këndojne “ti therrim” hyjnë në fushë, edhe pse ata të qëllojnë, të rrahin e të shkaktojnë dëmtime fizike, edhe pse policia dhe rojet e sigurisë të qëllojne dhe ata!!
Por, KY NUK ESHTE FUTBOLL!! FUTBOLLI NUK ESHTE DETYRIM DHE RREZIK PER JETEN! FUTBOLLI ESHTE SPORT, GARE DHE PASION, LUHET ME DESHIRE!
KY ESHTE HULIGANIZIMI I FUTBOLLIT!!
Jam i bindur që nuk ka komb a rracë të neveritshme!!
Por njëra është ama;
RRACA E ZYRTAREVE TE KORRUPTUAR QE DREJTON KUDO, EDHE NE FUTBOLL, EDHE NE NIVELIN ME TE LARTE TE SAJ ATE EVROPIAN, NE UEFA!!”, përfundon reagimin ai.















