Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën Mërkurë, 24 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Prapaskenat, firmoset pakti, opozita kthehet sot në Kuvend”. Tituj të tjerë janë; “Pëllumbi: Loja e Berishës, si në ‘97 me Vranickin”. “Këshilli Bashkiak, miratohet me konsensus buxheti i Tiranës”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “PD thyen bojkotin, pakti në mesnatë, sot në Kuvend”. Tituj të tjerë janë; “Krimi në Selitë, i ati i viktimës: Nuk e qëlluan për grabitje, dyshoj se djalin e vranë diku dhe e çuan në shtëpi”. “PS- PD miratohet me konsensus buxheti në Këshllin Bashkiak”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “9 orët e negociatave, ja marrëveshja e firmosur në mesnatë nga PS e PD”. Tituj të tjerë janë; “Thyhet miti i të paprekshmëve, dënohen dy gjyqtarë në Tiranë e Shkodër”. “Kostandin Xhuvani pranon katër vrasjet, kërkon gjykim të shkurtuar”. “Gent Sejko kalon testin në komision, sot votimi në Kuvend”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Administrata, ndryshon ligji”. Tituj të tjerë janë; “Vrasjet në Selitë, babai i Ervin Shabës: Djalit tim i bënë kurth”. “Gjyqi i Xhuvanit, Prokuroria: Nuk e dimë kush e vrau djalin e Prokurorit Demiraj”. “Negociatat, PD pranon marrëveshjen, votohet sot në Kuvend”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Pakti në mesnatë, opozita sot në Kuvend. PS-PD- LSI bisedime të vështira për përkthimin e deklaratës së europarlamentarëve”. Tituj të tjerë janë; “Vrasja në Selitë, dy orë para njoftimit të policisë”. “Sharrë, konflikti për tokën e varreve, vritet punëtori”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















