Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 23 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Paketa fiskale, qeveria, taksat e reja për naftën e depozitat”. Tituj të tjerë janë; “Sot vendimi i UEFA, Duka: Arbitri shënoi se refuzuam të luanim”. “Dëshmia në gjyqin me dyer të mbyllura: Pashë Frrokun në makinën e vrasjes së Lamaj” “Rama: Luftë që s’është parë deri më sot hajdutëve të energjisë”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Pse i meritojmë 3 pikët, drejtësi vs Platini”. Tituj të tjerë janë; “Edi Rama: Media Perëndimore humbi përballë propagandës serbe”. “Elbasan, aksidentohet rëndë familja, dy të vdekur”. “Dëshmia: Pashë Arben Frrokun pa maskë në makinën e vrasjes së Lamaj”, “Rama: Hiqet fasha 300 kv/orë. Ndëshkohen hajdutët”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Nis operacioni, Rama, ultimatum hajdutëve të energjisë: Do shkoni në burg”. Tituj të tjerë janë; “PD evokon Nanon: Marrëveshje si në 2002 që të kthehemi në Kuvend”. “Dëshmitari “fundos” Arben Frrokun: U largua me BMW pas vrasjes së Lamajt”. “Imami: Agjentët e SHISH shtiren sikur falen në xhami”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Flet avokati i FSHF: S’ka shtyrje, 3 pikë në tavolinë, ndeshjen e refuzuan serbët jo ne”. Tituj të tjerë janë; “Gjakmarrja, Suedia refuzon azilin për familjen e Admir Tafilit”. “Rama: 5 ditë afat, burg për debitorët e energjisë”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor,“Energjia kush do të paguajë më shumë, heqja e fashës rëndon mbi 37% të familjeve”. “Përplasje brenda mazhorancës, Klosi denoncon Brahon në parti”. Tituj të tjerë janë; “Vlorë, ndërtuesi i mbijeton atentatit të dytë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















