Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Martë, 18 Nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Dyshimi i mjekëve, overdoza e kokainës i merr jetën Doktor Florit”. Tituj të tjerë janë; “Kolegët rrëfejnë çastet e fundit me Dr.Florin, Mamaqi: Kishte kohë që nuk merrte kokainë”. “Një vjetori i vdekjes, këngë për Sokol Olldashin”. “Çlirimi i Tiranës, fotot e Enverit dhe në Tiranë në prani të Ramës dhe Metës”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Buxheti 2015, taksat që do të ulen. Miratohet buxheti me 77 vota”. Tituj të tjerë janë; “Kritikat për buxhetin, Rama kundër Majkos dhe Dokles”. “Opozita: Nuk ka buxhet për rrugët, po braktisen investimet”. “Kavajë, ekzekutohet në gjumë roja 25 vjeçar”. “Vdekja e këngëtarit, thirrja e fundit e Dr.Florit: Më rrëmbe”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Me 77 vota, senatorët e PS replika me Ramën për buxhetin, por votojnë të gjithë pro”. Tituj të tjerë janë; “Politikanë dhe biznesmenë, kush janë 133 dëshmitarët e “Bandës së Tritolit”. “Çastet e fundit të Dr.Florit, 5 telefonatat me urgjencën që nuk kishte ambulancë”. “Arvizu: Fotot e Enverit, fyerje për shqiptarët, njollosën ceremoninë”. “Nuk zbatuan kontratat, revokohen edhe 30 leje minerare”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Vdekja e Dr.Florit, mjekët i thanë gruas: Silleni vetë”. Tituj të tjerë janë; “Gjokona: Julian Sinanaj më tha se kush ishin babagjyshët tek TEG-u”. “Ligji i ri, hiqen gjobat, vetëm burg për këdo që bën ndërtime pa leje”. “7 vota pro buxhetit, Majko: Amnisti për kamatëvonesat. Rama: Nuk falim kë vjedh energjinë”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Edi Rama: Nuk tolerojmë për dritat, le të mos na votojnë”. Tituj të tjerë janë; “Çlirimi i Tiranës, rishfaqet Enveri”. “Paketa fiskale, 20 ndryshimet për të cilat loboi biznesi:, “Shuhet në moshën 35 vjeçare Dr.Flori, dyshohet overdozë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















