Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Enjte, 18 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Festat e fundvitit, qeveria, shpërblim për pensionistët e veteranët”. Tituj të tjerë janë; “Pronari ekzekuton dy grabitës në shtëpi, ishin me maska, po kërkonin për para”. “Grabitja në TEG, arrestohen “babagjyshët”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Vriten dy grabitësit, 45 vjeçari: Qëllova për vetëmbrojtje”. Tituj të tjerë janë; “Harta e zonave informale në Shkodër, Lezhë, ja ku do bëhet legalizimi”. “Arrestohen “babagjyshët” e grabitjes te TEG-u, u gjenden armë dhe flori”. “Vizita, Beograd, Rama takon Vuçiç, marrëveshje për patentat”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Sekretet e sigurimit, do hapen 14 mijë dosje dhe 1.5 milionë dokumente”. Tituj të tjerë janë; “Arrestohen tre anëtarë, si i shpëtoi dy herë policisë “Banda e Babagjyshave”. “Shpërblimi i fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Vendimi i ri, këste të reja për ish-të dënuarit”. Tituj të tjerë janë; “Vendimi, qeveria jep shpërblime për festat e fundvitit”. “Provimi i mësuesve, renditja dhe pikët në të gjithë qarqet”. “Kryefamiljari vret dy vjedhësit e vilës në Selitë”. “Superoperacioni, arrestohen “babagjyshët” e grabitjeve”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Shpërblime për festa, kush përfiton, qeveria akordon 1.8 milionë dollarë për disa kategori nëpunësish dhe pensionistësh”. Tituj të tjerë janë; “Vrasja e dy grabitësve, gruaja tregon minutat e tmerrit në shtëpi”. “Zbulohet banda e “babagjyshëve”, kapen 4 anëtarë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















