Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Hënë, 15 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Më pak truall, legalizimet, ndryshojnë tapitë për 45 mijë shtëpi”. Tituj të tjerë janë; “Zgjedhjet më 21 qershor, gara për Bashkinë e Tiranës, Rama promovon Monika Kryemadhin”. “Gruaja e Gjin Hjonit, e vërteta e pasurisë sime”. “Vrasja për pronat, kapen në Zvicër ekzekutuesit e emigrantit”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Policët marrin paratë, në dhjetor do jepen orët shtesë për punën”. Tituj të tjerë janë; “Dentitstët dhe farmacistët, ja kush i plotëson kreditet për vendet e punës”. “Nishani: 21 qershor, dita e zgjedhjeve për vendoret”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ligji në Kuvend, rikthehet “Nëpunësi”, largimet nga administrata tani më të lehta”. Tituj të tjerë janë; “Legalizimet, edhe dy javë afat për vetëdeklarimin e banesave”. “Torturoi dhe detyroi gruan të pijë fostoksinë, në gjyq 45 vjeçari”. “Zgjedhjet, Nishani shpall sot 21 qershorin për vendoret”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Zgjedhjet, sot afati i fundit”. Tituj të tjerë janë; “Administrata publike, kush nuk fiton provimet, ikën nga puna”. “Shkodër, sherr këshilltarësh në Shalë, banorët pa ndihmë ekonomike”. “Shkollimi, si janë llogaritur tarifat e studentëve në universitete”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Zgjedhjet vendore, më 21 qershor. Publikimi i dekretit të Presidentit, në ditën e fundit të afatit”. Tituj të tjerë janë; “60 kallëzime për shefat e komisariateve”. “Kush janë gjashtë kandidatët për këshillin e RTSH”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















