Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 13 nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Pensionet, dokumentet për të fituar aministinë”. Tituj të tjerë janë; “Maliqi rrëfen darkën te “Shtëpia e gjahut”, Rama: U thye një akullnajë me Serbinë”. “Historike, Godelli shpallet kampion bote në peshëngritje”. “Atentatet, Sinanaj, dëshmia e plotë e vrasësit me pagesë”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Vendimi, mësuesit punësim me formular. Aplikimet deri më 27 nëntor”. Tituj të tjerë janë; “Statuti i PD, Basha puç me nënkryetarët dhe sekretarin e pëgjithshëm”. “Peshëngritje, Godelli bën Shqipërinë kampione bote”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ndryshimet e paketës, taksat që do të rrëzohen nga Kuvendi”. Tituj të tjerë janë; “Tritol biznesit në Kamëz dhe ndaj OSSHE në Fushë Krujë”. “Rrëfimi i Gjokonës, si bëhej trafiku i armëve në Shqipëri”. “Rritja e energjisë, ja kush e përfiton kompensimin”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “SHBA: Takim historik, Arvizu: Vuçiç të vijë në Tiranë. Rama: U thye akullnaja, shkoj sërish në Beograd”. Tituj të tjerë janë; “Rrëfimi, porosia për Sinanaj: Vrite P.B., më ka bërë një gol 500 mijë euro”. “Procedura e re, “Pallatet e Arabit”, legalizim falas”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Socialistët, Llallës: Ke vetëm fjalë”. Tituj të tjerë janë; “Rama: Nuk preva njeri në besë, vizita në Serbi i’a arriti qëllimit”. “Cani, Shehaj e Spiropali: Më 2015 merremi me evazionin”. “Parandalohet vrasja me pagesë, tre në pranga”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















