• Latest
  • Trending
  • All

Paskal Milo kritikon dekorimin e ballistëve: Ishin me pushtuesit

25/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paskal Milo kritikon dekorimin e ballistëve: Ishin me pushtuesit

25/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Për Paskal Milon, dekorime të tilla duhet të marrin fund, pasi zhvlerësojnë rolin e Presidentit dhe vlerën e dekoratave. Milo e ka quajtur ngjarjen si kriminale dhe të dënueshme, por ajo, sipas tij, ka ndodhur në kushtet e luftës. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe me mijëra shqiptarë që u vranë sipas tij nga pushtuesit, ballistët dhe zogistët. Milo është shprehur se Mehmet Shehu u kritikua nga Enver Hoxha për vrasjen e 67 ballistëve pa gjyq, duke e quajtur ngjarjen si shumë të rëndë, por sipas historianit, Shehu vazhdoi pushkatimet e kundërshtarëve.

PASKAL MILO

Akti presidencial për të dekoruar me titullin “Martirë të Demokracisë”, 67 anëtarë të Ballit Kombëtar të pushkatuar nga forcat partizane mbi 70 vite më parë në Luftën e Dytë Botërore, rikthen në objekt debatin për temën e përplasjes politike e ushtarake, partizano­balliste. Fakti mbi të cilin është marrë vendim për të dhënë këtë dekoratë është i njohur dhe i komentuar. Komandanti i partizanëve, Mehmet Shehu, në një përplasje me forcat e armatosura të Ballit Kombëtar, të kryesuar nga Isa Manastirliu në Golem të Lushnjës, urdhëroi pushkatimin e 67 robërve ballistë, shumica nga fshati Rrehnas.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Vrasja e robërve mes palëve ndërluftuese kishte ndodhur edhe në raste të tjera gjatë luftës. Por ata që u vranë në Golem të Lushnjës ishin të rinj fshatarë, që ishin rekrutuar në radhët e Ballit Kombëtar, më shumë të gënjyer sesa të ndërgjegjshëm për çfarë po bënin. Vrasja e tyre ishte një krim i padyshimtë, si shumë të tjera që ballistët kishin kryer kundër partizanëve, apo njerëzve të thjeshtë të cilët nuk kishin përqafuar bindjet e tyre.

Sidoqoftë, vrasja ishte stanjatizuar dhe vetë Enver Hoxha më 5 nëntor 1943 i dërgoi një letër Mehmet Shehut, ku e quante veprimin të tepruar, pa vend dhe shumë të gabuar. Por Mehmeti nuk do t’i ndalonte edhe më vonë vrasjet pa gjyq, madje dhe prapa krahëve, për motive politike të kundërshtarëve të njohur. Të vijmë tek akti presidencial, pyetja që shtrohet është: Cili ishte motivimi për dekorim? Akte të tilla motivohen me arsye dhe argumente të forta për shërbimet e shquara në shërbim të atdheut, lirisë, apo akte madhore në shërbim të qytetarëve. A kishin këto merita njerëzit që u vranë në mënyrë kriminale si shumë të tjerë në ato ditë tetori të vitit 1943? Jo!

Madje, ata ishin rreshtuar në një formacion politik dhe ushtarak që bashkëpunonte më pushtuesit, duke vrarë luftëtarë të lirisë së atdheut të tyre që kishin marrë armët për çlirimin e vendit. Për çfarë ideali demokratik u vranë këta njerëz dhe kujt i shërbeu nga ata në atë kohë? Ata ishin viktimat e luftës si mijëra të tjerë të vrarë nga pushtuesit, ballistët, zogistët dhe nga partizanët. E dhimbshme e trishtueshme, e dënueshme, por ky ishte realiteti i kohës. Keqpërdorimi i vrasjes së tyre dhe spekulimi me vrasjen e tyre është i pafalshëm. Ndaj dhe duhet ndalur epidemia e dekorimeve për qëllime të politikës së ditës, sepse zhvlerëson vetë titujt e lartë dhe të nderuar, por edhe institucionin që i akordon ato.

Tags: albanian
Previous Post

Obama mbështet shqiptaren Suzana Shkreli

Next Post

900 persona iu bashkuan ISIS-it nga Ballkani

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

900 persona iu bashkuan ISIS-it nga Ballkani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.