Rreth 80 persona nga Kosova sipas autoriteteve, aktualisht gjenden në Siri dhe Irak.
Në përmbyllje të punimeve të Seminarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që u mbajt në Prishtinë, u tha se luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit nuk mund të bëhet pa bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa u ngrit shqetësimi edhe për mundësinë e përhapjes së ideve ekstremiste nëpër burgje, ku ndodhen një numër i të kthyerve nga zonat e konfliktit.






















