“Unë nesër do ta ofroj dorëheqjen time. Edhe pse asnjëherë nuk do ti besoj këtij vendimi”, i tha kryetari Demaku.
Dorëheqje nga një pozitë e besuar nga qytetarët e vendit do të japë edhe vëllai i tij, që do të vuaj të njëjtën madhësi të dënimit, për të njëjtin rast, Fadil Demaku. Ai ka konfirmuar për Gazetën Express se sapo të jetë i plotfuqishëm aktgjykimi i Apelit do ta ofrojë dorëheqjen e tij nga posti i deputeti të Kuvendit të Kosovës.
“Po, do të jap dorëheqje. Si të më vije vendimi do ta parashtroj dorëheqjen time”, tha Demaku të hënën.






















