Partia lituaneze e Fshatarëve dhe partia Unioni i Gjelbër fituan 54 ulëse në parlamentin që përbëhet nga 141 anëtarë, përderisa partia konservatore, Unioni i Atdheut, arriti të fitonte 31 ulëse, ndërsa social-demokratët, që deri tash ishin në pushtet, fituan vetëm 17 ulëse, njofton AFP.
Tri parti tjera më të vogla gjithashtu arritën të hyjnë në parlament.






















