Pas dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator,ku ndodhi sulmi terrorist i serbëve, e u vra nëkrye të detyrës, efektivi i lartë Afrim Bunjaku. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi.
“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen atiji terror”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Referuar provave që ka siguruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Milan Radojiçiç ka qenë orkestrues e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit. Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës ku u sekuestruan një arsenal me armë e municione.




















