Parlamenti studentor ka dal me një kumtesë publike, ku bëjnë apelë për protesta të qeta dhe iu bëjnë thirrje përfaqësuesve politik të dalin në protesta.
“Unë Bejtulla Bushi si kryetar i Parlamentit studentor Shkup në emër të Parlamentit studentor apelojë të gjithë studentët që nesër masovikisht të dalim në protesta që t’iu dalim në krah vëllezërve tanë dhe ta mirëmbajmë protestën që ajo të zhvillohet në mënyrë paqësore, pa incidente dhe me kërkesa legjitime, sepse vetëm kështu mund të arrijmë sukses në kërkesat tona.
Gjithashtu në emër të studentëve shqiptar bëjmë apel që nesër lidershipi shqiptar në Maqedoni të del në protesta dhe t’ju ndihmojë atyre që ua dhanë besimin në qoftë se ende u ka mbet fare pak ndërgjegje” thuhet në kumtesën e parlamentit studentor.















