• Latest
  • Trending
  • All

Papunësia, faktor i rritjes së kriminalitetit në Kosovë

02/11/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 19 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Papunësia, faktor i rritjes së kriminalitetit në Kosovë

02/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Sipas sociologëve dhe psikologëve, shkalla e lartë e papunësisë ndikon sidomos tek të rinjtë që të përfshihen në dukuri negative.

Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat flasin për vitin 2015, niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 25.2 për qind.

Në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës, të cilat iu dërgohen medieve, paraqiten raste të krimeve të rënda dhe shumë prej tyre u përkasin dukurive të vjedhjeve nëpër banesa, shtëpi private, institucioneve financiare, veturave e dyqaneve.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Sociologu Leotrim Sahiti, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thekson se papunësia në aspektin social ka efekte të shumta negative, të cilat dëmtojnë rëndë shoqërinë në përgjithësi.

“Problemi më akut i kësaj shoqërie është papunësia, sidomos tek të rinjtë. Përveç efektit ekonomik që e ka në shoqërinë kosovare, sigurisht ka edhe ndikime tjera. Në aspektin social, niveli i lartë i papunësisë mund të ndikojë deri tek revoltimi i rinisë. Ky nivel i lartë i papunësisë po ashtu ndikon shumë keq në rritjen e kriminalitetit dhe pastaj shfaqjen e dukurive negative, si dhe ikjes së të rinjve nga Kosova në vendet tjera”, thotë Sahiti.

Papunësia është parë si shkaktari kryesor edhe i veprimeve tjera, qoftë i përfshirjes së qytetarëve në veprime jo legale apo edhe i largimit të tyre nga vendi.

Gjatë nëntorit 2014 – qershorit 2015, ishte shënuar një fluks i madh i largimit të qytetarëve të Kosovës për në vendet e Evropës Perëndimore. Arsyeja e largimit të këtyre banorëve nga Kosova ishte thënë të ishte papunësia dhe gjendja e rëndë ekonomike e tyre.

Fluksi i largimit të qytetarëve nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, shton sociologu Sahiti, mund të përsëritet edhe në të ardhmen, nëse autoritetet e Kosovës nuk do arrijnë të krijojnë vende të reja të punës për të rinjtë.

Pasojat e nivelit të lartë të papunësisë, në anën tjetër, sipas profesorit të psikologjisë, Fitim Uka, janë të mëdha edhe në aspektin psikologjik.

“Mund të them me përgjegjësi të plotë që kjo shkallë e lartë e papunësisë, në veçanti tek të rinjtë – të cilët kanë përfunduar një nivel të studimeve dhe pamundësia e tyre për të gjetur punë – shkakton një varg të problemeve në aspektin psikologjik. E para ka të bëjë me mungesën e besimit dhe vetëvlerësimit”, thekson Uka për Radion Evropa e Lirë.

Mungesa e vendeve të punës, shton Uka, lidhet ngushtë me stresin që përjetojnë të rinjtë e papunë.

Ai thotë se përderisa ata përjetojnë stres, predispozitat janë të mëdha që ata të përjetojnë edhe gjendje të tilla emocionale negative, siç është depresioni.

“Konsideroj që gjithë mekanizmat institucional do të duhej të viheshin në funksion, në mënyrë që të krijojmë vende të reja të punës dhe të rinjtë të kenë mundësi që të shfrytëzojnë potencialin e tyre, në të kundërtën rrezikojmë që gjithë këta të rinjë të shëndoshë të mos i kemi të tillë dhe të kemi shtim të numrit të problemeve të shëndetit mendor në mesin e tyre”, thekson Uka.

Ndërkohë, të rinjë e anketuar nga Radio Evropa e Lirë shprehen të shqetësuar për perspektivën e tyre në Kosovë.

Arif Morina, një i ri nga Malisheva, shprehet i zhgënjyer nga puna e institucioneve të Kosovës. Sipas tij, të rinjtë në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta në fusha të ndryshme, derisa autoritetet kompetente po heshtin.

“Mendoj që nuk ka ndonjë perspektivë për të rinjtë në Republikën e Kosovës. Ne vetëm e përfundojmë fakultetin. Fakulteti është bërë njëlloj për të gjithë, vetëm ta përfundojmë dhe asgjë tjetër”, thotë Arifi.

Ndryshe, bazuar në trendet e zhvillimit ekonomik në vend dhe parashikimet e Bankës Botërore, si dhe në vlerësimet e ekspertëve të fushës, shkalla e papunësisë pritet të mbetet e njëjtë edhe për dy vitet e ardhshme.

Post Views: 46
Tags: albanianpapunësia,unemployment,World Bank,eradication of unemployment,zhdukja e papunësisë,Banka Botërore,Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,Partia Demokratike e Kosovës,Democratic Party of Kosovo,
Previous Post

Ambasadorja e Gjermanisë: Azil për shqiptarët s’ka, punoni në vendin tuaj

Next Post

Vazhdojnë përplaset PDK – LDK për buxhetin, koalicioni në krizë?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vazhdojnë përplaset PDK – LDK për buxhetin, koalicioni në krizë?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.