“Për të filluar diskutimin, të anketuarit u pyetën në lidhje me perceptimin e tyre të përgjithshëm të drejtimit të qeverisjes në Kosovë. Rezultatet tregojnë se 57% e kosovarëve janë të mendimit se Kosova është duke shkuar në drejtim të gabuar, ndërsa vetëm gjashtë (6)% besojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, ndërsa 31% mendojnë se gjërat në Kosovë janë duke qëndruar të njëjta, të pasuar nga gjashtë (6)% të cilët ishin të pavendosur. Kjo është e ngjashme me të gjeturat e “Pulsit Publik”; 11 të fundit ku vetëm 7% e kosovarëve duket të jenë të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin e tanishëm politik të Kosovës”, shkruan në botimin e “Pulsit Publik” mbi korrupsionin.
Korrupsioni mbetet një nga problemet më të rëndësishme, me të cilat përballet Kosova sot, siç perceptohet nga 18% e qytetarëve të intervistuar. Kjo përqindje e vë korrupsionin si problemin e dytë më të madh, me të cilin Kosova po përballet sot, duke u renditur vetëm pas papunësisë, që është perceptuar nga 39% e të anketuarve si çështja më problematike. Këto dy ndiqen nga “zhvillimi ekonomik” (14%), “varfëria” (8%), dhe “situata e përgjithshme politike” (7%).
Ndërsa, sa i përket sondazhit të UNDP-së: Cili ishte problemi kryesor që ballafaqohet sot Kosova, rezultatet janë kështu.
Shumica e të anketuarve të intervistuar, 58% të tyre, konsiderojnë se niveli i korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë 12 muajve të fundit. Nga ana tjetër, 31% besojnë se korrupsioni është rritur, në krahasim me 12% që mendojnë se ka rënë. Në aspektin e kënaqësisë me përpjekjet institucionale në luftimin e korrupsionit, shumica e të anketuarve (64%) i pa këto veprime si “joefikase” ose “shumë joefikase”.
Vetëm 7% e të anketuarve thanë se ata i konsiderojnë këto përpjekje se janë “efikase” ose “shumë efikase”. Kjo korrespondon me nivelin e përgjithshëm të ulët të kënaqësisë së kosovarëve me institucionet e tyre, që për shumicën e institucioneve është nën 20%.

























