Mesha e mesnatës së Krishtlindjeve në katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan nisi me meshën e mbajtur nga PapaFrançesku.
Pas meshës, dhjetë fëmijë me veshje tradicionale, kanë sjellë buqeta me lule, duke i vendosur pranë imazhit të Jezu Krishtit dhe altarit të Rrëfimit.
“Në një botë të mbushur me urrejtje, dhunë, luftëra, duhet më shumë paqe, tolerancë, butësi, ngrohtësi”, ka qenë mesazhi i Papës dërguar njerëzve të mbarë botës.
Papa shtoi se Zoti është më i fortë se korrupsioni dhe errësira.















