Blegtoria dhe pemtaria do të jenë prioriteti i qeverisë. Ky është mesazhi i dhënë nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, gjatë pjesëmarrjes në panairin Agro-Bujqësor “Festa e të vjelave” në Dibër.
Ministri Panariti u shpreh se subvensionet në bujqësi kanë bërë që të rritet prodhimi vendas, por sërish ka probleme sa i përket grumbullimit dhe magazinimit.
Qindra fermerë shfrytëzuan hapjen e panairit të përvitshëm, për të reklamuar prodhimet e tyre, ndërsa qytetarët e Peshkopisë patën mundësi të blejnë prodhime vendase pasi panairi përkoi edhe me festën e Kurban Bajramit.















