Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona për “Falsifikim kartëmonedhash”.
Të arrestuarit janë shtetasit Manol Memsullaj 31 vjeç dhe Valbona Kanani 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 19:30 të së dielës (29 maj 2016), këta shtetas kanë blerë disa sende në fshatin Stjar të Delvinës në një dyqan në pronësi të shtetasit J. K., 45 vjeç.
Në përfundim të pazarit, ata i kanë dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 100 euro, e cila dyshohet te jetë e falsifikuar.















