Sot, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela, kanë marrë pjesë në përurimin e rrjetit të ri të energjisë 20 kv në Fier.
Nga aty, ministri i Energjitikës theksoi se reforma në sektorin energjetik po jep rezultate, ndërsa gjithçka është kthyer në investime për qytetarët.
Gjiknuri ka theksuar vendosmërinë për të pajisur të gjithë qytetarët me matës, në mënyrë që secili të paguajë aq energji sa konsumon. Kjo mënyrë eliminon faturat aforfe.
Ndërsa administratori i OSHEE-së, tha se Fieri është ndër qytetet me tregues më të mirë. “99% e qytetarëve paguajnë energjinë elektrike”, tha ai.
Çela bëri të ditur se investimet në total në të gjithë zonën shkojnë në 6 milionë euro.















