Drejtuesit amerikanë të shoqërive publike do të jenë të pranishëm për të ndihmuar stafin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përgjatë gjithë ditëve të zhvillimit të aktivitetit “Programi i Teknologjisë Energjetike dhe Qeverisjes: Menaxhimi i Përgjithshëm i OSHEE”-së.
Bëhet e ditur se ndihma do të jetë për tema me rëndësi jetike për ecurinë e kompanisë, si Shërbimi i Klientit, Menaxhimi i Korporatës, e të tjera.
Të pranishëm në këtë aktivitet janë drejtues të OSHEE-së, përfaqësues të USAID-it, si dhe përfaqësues të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike të “Sacramentos” në SHBA.
Në fjalën e mbajtur, përfaqësuesi i USAID vlerësoi reformat e ndërmarra në këtë sektor dhe sipas tij tashmë është kapërcyer situata kritike.
Vizita e tyre në Shqipëri është mundësuar nga USAID, si kërkesë e OSHEE-së për të bashkëpunuar dhe asistuar me shoqëri të konsolidura në sektorin e shërbimit publik të energjisë.E. S















