Çfarë e goditi deputetin Koço Kokëdhima në Gjykatën Kushtetuese? Nëse ai kishte fituar miliona lekë tendera publikë si administrator i kompanisë Abisnet, duket se një çështje fare e vogël, me 200 mijë lekë të reja me komunën e Rashbullit, ka qenë ajo që e ka goditur ish deputetin e Vlorës. Fabula është e thjeshtë kompania abisnet e ka firmosur kontratën me këtë komunë vetëm disa orë më parë se Kokëdhima të merrte mandatin e deputetit. Madje i interesuari këtë e ka mbrojtur vetë në një intervistë të gjatë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut (shiko vidon poshtë)
Por e vërteta qëndron ndryshe.
Kokedhima pretendon se kompania e tij e ka marrë tenderin paraditen e 2 gushtit pra përpara orës 18 00 kur ai u fut në sallën e kuvendit për të marrë mandatin e depuetit. Pra versioni që ai ka mbrojtur është se ai e ka fituar atë garë (Abisnet paraditen e 2 gushtit ka firmosur kontrate me komunen Rushkull) në periudhën mes zgjedhjes si deputet dhe ditës kur u betua si i tillë.
Por pikërisht këtu qëndron dhe shkelja e ligjit sipas interpretimit që atij i bën gjykata kushtetuese.
Deputetit Ilir Beqja iu hoq mandati, pasi kishte firmosur kontratën disa muaj para se të bënte betimin si deputet. Edhe ai pretendonte se kish marrë fonde publike në periudhën mes zgjedhjes deputet dhe asaj kur mori mandatin dhe bëri betimin.
Janë pikërisht disa orë fatale të datës 2 gusht 2014 që e kanë bërë ish superdeputetin e Jugut, të humbasë vendin në parlament. Megjithëse opozita e akuzoi për miliona para publike të përfituara nga shteti, vetëm 200 mijë lekë të reja me sa duket u bënë vrastare për Koçon.
















