Njësia Tirana 2 në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike denoncoi ne organet e prokurorisë punonjësin e kompanisë Amarild Varfi, për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Varfi u pezullua nga detyra e lexuesit te ekipit (faturist) menjëherë dhe në bashkëpunim me organet e rendit sot u krye edhe arrestimi i tij nga policia . Një qytetar në Tiranë u ankua pranë OSHEE-së se faturisti Amarild Varfi i kërkonte rryshfet. Qytetari dorëzoi edhe një video ku faktonte shpërdorimin e detyrës nga ana e Varfit. Drejtuesit e OSHEE-së sapo morën dijeni për këtë fakt reaguan menjëherë, duke kryer pezullimin e tij nga detyra dhe padinë ne prokurori. Pas kësaj ngjarje, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, deklaron se nuk do të tolerojë askënd që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën në dëm të interesave të qytetarëve. Të gjithë punonjësit e kësaj shoqërie vlerësohen mbi bazë të performancës si dhe korrektesës në detyrë. Ftojmë qytetarët që të depozitojnë ankesat dhe pakënaqësitë e tyre në të gjitha zyrat e Kujdesit ndaj Klientit. Një tjetër arrestim është kryer në qytetin e Vlorës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike kallëzoi penalisht pronarin e firmës AFA Construction, Flamur Kadëna. Pas ndërtimit të një pallati në Vlorë, Kadëna ka kryer lidhjen e energjisë elektrike për të gjithë banorët pa asnjë kontratë me OSHEE-në. Pas evidentimit të këtij rasti flagrant, specialistët e OSHEE kanë bërë ndërprerjen e kësaj lidhje të paligjshme, por ndërtuesi Kadëna e ka rilidhur sërish. Menjëherë më pas është bërë edhe denoncimi I tij në organet e rendit dhe policia kreu arrestimin në kushtet e flagrancës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














