Ambasadori shqiptar në Serbi, Ilir Boçki, është ftuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë në Beograd për t’ia dorëzuar një demarsh për shkak të asaj që ka ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.
Ministria e Jashtme që udhëhiqet nga Ivica Daqiq ka thënë se incidenti me fluturake ka qenë i planifikuar dhe në mënyrë serioze i dëmton marrëdhëniet në rajon.
Ambasadorit shqiptar do t’i thuhet se Serbia pret që Shqipëria të dënojë ngjarjet e mbrëmshme, si hap i parë për tejkalimin e problemeve.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë se kishte kërkuar një takim me ministrin e Jashtëm serb, Dacic, por ai nuk ishte i interesuar për një gjë të tillë. Bushati ka thënë se vizita e Ramës ende mbetet në agjendë.














