Studentët kanë qenë të vendosur në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Administratës Publike, Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhët.
Pjesëmarrësit e programit do të flasin për përvojat e tyre nga praktika e kryer dhe gjithashtu do të paraqesin rezultatin e anketës mbi “Pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse në institucionet publike në Kosovë” që është iniciuar dhe kryer nga vetë praktikantët.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Kosovë, përfaqësues nga institucionet e nivelit qendror, universitetet, organizatat rinore dhe të shoqërisë civile.
Në konferencë do të flasin Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, dhe z. Xhevat Bajrami, Drejtor i Departamentit Rinor, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.






















