Një krijesë misterioze deti doli në brigjet e Teksasit pas uraganit ‘Harvey’.
Lajmi shkaktoi shumë bujë.
Fotot online u postuan nga Preeti Desai.
Ekspertët kanë nxituar që të japin shpjegimet e tyre.
Dr. Keneth Tighe beson se bëhet fjalë për një ngjalë-gjarpër.
Krijesa të tilla, që njihen edhe me emrin ngjala-taski, gjenden zakonisht në ujërat me thellësi 90 metra në perëndim të Oqeanit Atlantik.
Desai tha se e la krijesën që të kalbet vetë në brigjet e plazhit.
“Le të bëjë natyra punën e saj”.


























