Sipas Ymerit, asnjë parti politike nuk është kundër procesit të Demarkacionit po versioni aktual është i dëmshëm dhe nuk mund të flitet për një ringjallje të kësaj marrëveshje. Sipas Ymerit qeveria duhet ta korrigjojë këtë marrëveshje dhe më pas të miratohet.
Pal Lekaj nga AAK ka deklaruar se BE nuk ka kërkuar që ky verison aktual i demarkacionit të votohet si kusht për vizat. Ai ka thënë se askush nuk është kundër Demarkacionit me Malin e Zi por që duhet korrigjuar gabimet.






















