“Në takime kam potencuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet nga BE por çështja kryesore ka mbetur miratimi i demarkacionit dhe kushte tjera nuk ka. Shqetësimi im i madh imi është se nëse demarkacioni nuk kalon këtë vit liberalizimi mund të shtyhet edhe për një kohë, për shkak edhe të zhvillimeve brenda BE-së, siç është dalja e Britanisë dhe kërkesa për referendume nga shtetet tjera për të dal nga BE”, ka thënë Haliti.
Ndërsa, Ismet Beqiri nga LDK ka thënë se në takime që kanë me zyrtarë të njëjtë të njëjtë të BE-së, e gjerat po interpretohen ndryshe.
Kjo, sipas tij, po ndodh edhe me demarkacionin. Beqiri shprehet se demarkacioni është kusht.
“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për heqje të vizave dhe deklarimet se bënë edhe pa liberalizim janë të paqëlluara. Opozita po kundërshton edhe gjëra që janë të dobishme për vendit që e dinë edhe ata, por po kundërshtojnë vetëm se janë opozitë”, tha ai.
Beqiri ka thënë se asnjëherë nuk do të pranojnë që ti dëmtojnë interesat e vendit.






















