Nga një operacioni i koduar si “Criminal drinks”, i udhëhequr nga Prokurori i Republikës së Agrigento-s, Renato di Natale dhe zbatuar nga Guardia Di Finanza në Agrigento dhe Dogana, janë ndaluar 16 persona nga disa vende të Evropës, përfshirë dhe shqiptarë.
Prokurorët italianë, citon Syri.net, dolën në një konferencë shtypi në të cilën zbuluan skemën e një organizate kriminale me karakter ndërkombëtar që stimulonte lëvizjen e sasirave të mëdha të pijeve alkolike në magazina fiktive, birrë etj, por që materialisht nuk vinin kurrë.
Strategjia kriminale ka bërë që një numër subjektesh të huaja, “klientë” të organizatës kriminale nën hetim, të përfitojnë ekonomikisht dhe financiarisht nga transferimi në dukje i mallrave në Itali në magazine të ndryshme fiktive duke përfituar nga “xhepat” e evazionit fiskal.
Të dyshuarit janë 45 persona të shpërndarë në gjysmën e Evropës dhe ndër 16 të ndaluarit, figurojnë dhe dy shqiptarë: Ana Shatku, 42 vjeçe nga Peshkopia dhe me banim në Aquino si dhe Loris Shatku, 36 vjeç, lindur në Shqipëri dhe me banim in Aquino./Syri.net
















