Një festë e cila ka nisur nga skena, aty ku ai ka lindur. Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit festojnë 80 vjetorin e artistit Gaqa Çako, një festë e cila ka nisur pa startuar mes miqsh. Ne event spikasin emra të njohur të muzikës lirike mes tyre edhe djali i tenorit, Pirro Çako. Në këtë jubile të 80-të të artistit, Ministria e Kulturës ka prodhuar dy CD me regjistrimet më të mira të repertorit të artistit. Janë 18 këngë me arie klasike dhe 18 të tjera me arie dhe muzikë shqiptare që sjellin për publikun një prezantim të plotë të vokalit dhe karrierës së tenorit të mirënjohur. Gaqo Çako konsiderohet një ndër pionierët e muzikës operistike, për zërin e veçantë, diksionin e kthjellët në të kënduar, intonacionin plot ngjyrim dhe mbi të gjitha artistin me shpirtin e madh njerëzor.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















