Ministri i Drejtësisë Nasip Naço prezantoi sot kreun e ri të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier, Gani Bendo. Z.Naço deklaroi me këtë rast se çdo vendimmarrje kryhet në kuadër të thellimit të reformave që po ndërmerr qeveria, ndërsa i ftoi qytetarët që të denoncojnë rastet abuzive në këtë zyrë. “Do të ketë lëvizje dhe ndryshim të çdo drejtuesi të këtij sistemi që nuk i përgjigjet projekteve dhe punës që kërkon kjo qeveri në shërbim të qytetarëve. Keni një detyrë shumë të rëndësishme e cila i vjen drejtpërdrejtë në ndihmë qytetarëve të cilët duke menduar se shpesh do të enden nëpër zyrat tuaja i kap paniku. Çdo vonesë dhe mosdhënie në kohë e shërbimit, sjell si pasojë që qytetarët të mendojnë apo dyshojnë për mungesë integriteti nga ana juaj”, u shpreh ministri. Ndërkohë kryeregjistruesi Ilirjan Muho vërejti me problematikë se nga një kontroll i ushtruar në ZVRPP Fier është konstatuar se nga 12 500 dosje rreth shtatë mijë prej tyre janë trajtuar jashtë afateve kohore. Muho paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që nuk zbatojnë ligjin, ndërsa nënvizoi se ka ardhur koha për t’i dhënë një tjeter dimension sistemit të regjistrimit të pronave në vendin tonë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















