Qyteti i dytë më i ndotur është Tuzlla në Bosnjë e Hercegovinë me 65 mikrogramë të grimcave PM2.5 ndërsa në vendin e tretë është sërish një qytet nga Maqedonia, respektivisht kryeqendra e saj Shkupi me 45 mikrogramë të grimcave PM2.5.
Të dhënat e “The Guardian” janë marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në bazë të të cilës qyteti më i ndotur në botë është Zaboli i Iranit me 217 mikrogramë të grimcave PM2.5, transmeton Anadolu Agency.
Pas tij radhiten Gwalior (Indi) me 176 mikrogramë PM2.5, Allahabad (Indi) me 170, Rijad (Arabi Saudite) me 156 dhe Al Jubail (Arabi Saudite) me 152.
Lista e dhjetë qyteteve më të ndotura në Evropë pa Turqinë: Tetovë (Maqedoni) 81 mikrogramë grimca PM2.5 për metër kub Tuzlla (BeH) 65, Shkupi (Maqedoni) 45, Zywiec (Poloni) 43, Dimitrovgrad (Bullgari) dhe Pljevlja (Mali i ZI) me nga 42, Rybnik (Poloni) dhe Manastir (Maqedoni) me nga 40 dhe Wodzislaw Slaski (Poloni) 39.
Dhjetë qytetet më të ndotura në Evropë përfshirë Turqinë: Tetova 81, Batman (Turqi) dhe Hakkari (Turqi) nga 67, Gaziantep (Turqi) 66, Tuzlla 65, Siirt (Turqi) 61, Ayfon (Turqi) 60, Karaman (Turqi) 57, Igdir (Turqi) 54 dhe Isparta (Turqi) 52.





















