Oborri Mbretëror Shqiptar, përmes një deklarate, ka reaguar për situatën e shqiptarëve në Maqedoni.
“I ndjekim me vëmëndje zhvillimet në Maqedoni. Vlerësojmë se protestat e fundit kundër vendimit arbitrar gjyqësor për rastin Monstra janë pasojë e një diskriminimi të vazhdueshëm që u bëhet shqiptarëve. Edhe njëherë ky vendim nxorri në pah se institucionet e Maqedonisë vazhdojnën të veprojnë me mendësinë e vjetër të majorizimit.Mllefi i shqiptarëve të atjeshëm vjen si pasojë e diskriminit të vazhdueshëm në arsim, art, kulturë, ekonomi, shëndetësi, infrastrukturë , gjyqësi etj.”, thuhet në deklaratë.
Oborri Mbretëror në Shqipëri shpehet më tej se politika maqedonase, nëse vijon të ketë politika monoetnike do të ketë reagimin e ashpër ndërkombëtar.
Në fund, në deklaratë inkurajohet shtresa intelektuale shqiptare në Maqedoni që të ndihmojë për përmirësimin e demokracisë në këtë shtet.















