“Kjo është një ditë e mirë, jo vetëm për 214 individë, por për të gjithë njerëzit në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Drejtësisë dhe për organizatat e avokatisë në mbarë vendin, të cilët punojnë përditë për të zbutur padrejtësitë në ligjet tona”, tha Egleston për “Buz Feed News”.
Vendimi i marrë sot nga Obama, do të thotë se shumica e personave të cilëve iu është zbutur dënimi, do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg, deri së paku në fund të vitit. Nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se amnistitë e dhëna nga Obama kanë qenë më të mirat të ndërmarra nga thuajse të gjithë presidentët që ka pasur Amerika.























