• Latest
  • Trending
  • All

Nunci apostolik i Vatikanit më ‘44-n: Gjermanët ikën në 29 Nëntor

29/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nunci apostolik i Vatikanit më ‘44-n: Gjermanët ikën në 29 Nëntor

29/11/2015
in Aktualitet, Histori, Lajme

Nga Ben Andoni

Gjermani i fundit nga Shqipëria iku më 29 nëntor! Kështu dëshmoi i Deleguari Apostolik i Vatikanit në Shqipëri në një raport që është zbardhur vitet e fundit. Në fakt, edhe kjo s’qëndron pasi vetë gjermanët kanë dorëzuar në vitet e fundit ditarin e njërit prej komandantëve, që drejtoi tërheqjen e trupave nga Shqipëria, ku ikja daton shumë ditë e javë pas 29 Nëntorit.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gjithsesi, italiani ishte i dërguari i Vatikanit në Shqipëri, Leone G. B. Nigris dhe selia e tij, ishte sipas rregullit në Shkodër dhe ai qytet u çlirua më 29 Nëntor. Raporti i plotë që delegati apostolik Nigris i dërgonte Vatikanit mbi gjithë periudhën e qëndrimit të tij në Shqipëri, nga viti 1938 deri në 1944, përmban dhe këtë element. Dr. Dom Nikë Ukgjini e ka hasur këtë gjatë kërkimeve të tij studimore. Imzot Nigris shkruan se: forcat gjermane janë larguar nga Shkodra në mëngjesin e datës 29 nëntor.

“Për fat kontingjenti i fundit gjerman u largua në orën 4 të datës 29, kështu që partizanët mund të hynin në qytet pa asnjë të shtënë”, shkruan Nigris dhe shton se banorët: “Shtinin me armë në shenjë feste, duke krijuar një zhurmë shurdhuese, ndërsa një re tymi shtrihej mbi gjithë qytetin. Dita ishte tepër e gjallë, por nuk pati çrregullime. Paradës së partizanëve i shtoheshin tufa fëmijësh me flamuj kombëtarë e duke kënduar”.

Por me shumë kujdes dhe me dëshmi të pastër ai shkruan për orët e fundit të gjermanëve, reprezaljet e tyre, viktimat e pafajshme, mes të cilëve edhe klerikë. “Dukeshin egërsira. Ndiqnin njerëzit nëpër shtëpi dhe kursenin vetëm në këmbim të arit. Vranë shumë njerëz në kishën e jezuitëve dhe plagosën Padre Giovanni Faustin, që kërkonte të ndalonte këtë masakër”,- komenton Nigris.

Imzot Leone Nigris ishte diplomati i Selisë së Shenjtë që erdhi në vjeshtë 1938, si i fundit i këtij rangu dhe qëndroi deri në 11 tetor të vitit 1945. Nigris ishte doktor i së drejtës kanonike dhe në jug të vendit tonë vepronte në cilësinë e ordinarijatit, duke themeluar disa famulli dhe shumë qendra misionaresh. Ishte ai që i kërkoi për herë të parë Selisë së Shenjtë transferimin e Selisë Apostolike nga Shkodra në Tiranë, për arsye se situata do ta kishte bërë më të volitshme praninë e Delegatit Apostolik në kryeqytet, si qendër se sa në Shkodër, që ishte në skaj të Shqipërisë. Por, megjithë angazhimin e tij s’mundi sepse natën e 18 dhjetorit 1943, është djegur Selia Apostolike në Shkodër. Transferimi i Selisë nuk u bë më. Ai do të shprehej në fillim të veprimtarisë së tij se:

“gjatë pushtimit italian vizitova katër Kampe të burgosurish grekë dhe jugosllavë; gjatë pushtimit gjerman u interesova për të burgosurit dhe për qytetarët italianë. Si në regjimin italian, ashtu dhe gjatë pushtimit gjerman, iu bëra mbrojtës Hebrenjve”.

Leone Nigris: Shqiptarët dhe çlirimi i tyre

Ja pjesë nga raporti që ambasadori i Vatikanit i dërgonte Selisë së Shenjtë

-Partizanët ngulmonin në ritmin e tyre dinamik të pushtimit. Nga Zadrima zbritën në zonën e Barbullushit dhe të Bushatit, kur në mbrëmjen e 19 nëntorit sulmuan kolonat gjermane që marshonin drejt Shkodrës. Prej andej kaluan në Bërdicë, ku në 25 dhe 26 i rezistuan sulmeve të gjermanëve dhe të këmishëzinjve. Në datën 20 ata u shfaqën në Bardh, ku gjermanët dërguan njerëz e topa për t’i përmbajtur, ndërsa gjermanët e tjerë dhe 300 këmishëzinj mbronin zonën fqinje të Jubanit dhe Hasan Isufi me xhandarët e tij qëndruan në perëndim të liqenit në pritje të ndonjë reparti të mundshëm nga Mali i Zi. Arritën të hyjnë në Dukagjin nga ana e Thethit, duke parë vështirësinë për të avancuar përtej Nikajt nga ana e kundërt. Dukagjinasit kërkuan si fillim përforcime në Shkodër dhe kjo u dërgua në 24 dhe më tej bënë një kompromis.

Por gjysma ishte Shkodra, mburoja e fundit për të shpartalluar në Shqipëri dhe rreth saj rrethi ngushtohej gjithnjë e më shumë, ndërsa repartet e reja marshonin nga disa drejtime, Puka, ndoshta dhe Tivari. Dita e fiksuar për sulm ishte 29, por disa grupe ishin tashmë në qytet në 28, qarkullonin me kujdes, ishin në dijeni që ofiçina elektrike furnizonte me energji qytetin në orën 17 për mesazhin, që kreu i qeverisë do të mbante në radio Tirana.

Për fat kontingjenti i fundit u nisën në orën 4 të datën 29, kështu që partizanët mund të hynin pa problem në qytet. Shtinin me armë në shenjë feste, duke krijuar një zhurmë shurdhuese, ndërsa një re tymi shtrihej mbi gjithë qytetin. Dita ishte tepër e gjallë, por nuk pati çrregullime. Paradës së partizanëve i shtoheshin tufa fëmijësh me flamuj kombëtarë e duke kënduar.

* * *

Trupat partizane në Shkodër janë 4 brigada, dy prej të cilave vijuan për në Mal të Zi në ndihmë të trupave të marshall Titos kundër gjermanëve në tërheqje. Të tjera trupa priten nga Tirana.

Lajmet nga Tirana janë të mira: qetësi dhe pa probleme. Por çfarë kërdie bënë gjermanët në ditët e fundit! Dukeshin egërsira. Ndiqnin njerëzit nëpër shtëpi dhe kursenin vetëm në këmbim të arit. Vranë shumë njerëz në kishën e jezuitëve dhe plagosën Padre Giovanni Faustin, që kërkonte të ndalonte këtë masakër, duke u thënë se bëhej fjalë për të pafajshëm…

Nuk ka ndonjë statistikë të të vdekurve në ato ditë terrori, flitet për 56 italianë, rreth 500 shqiptarë dhe mbi 1000 gjermanë. Partizanët u ndeshën trimërisht. Por elementë të papërgjegjshëm shkaktuan viktima edhe mes shqiptarëve, nuk dihet numri, por autoritetet po vendosin rregullin.

* * *

-Nuk duken të qarta raportet mes partizanëve dhe Anglezëve. Këta kanë misione në disa qytete, por duket se partizanët ushqejnë mosbesim, në Korçë ata refuzuan disa subvencione, në Shkodër pranuan një ngarkesë me materiale sanitare të lëshuara nga një avion, por bën të pezullohen punimet për ndërtimin e një piste aeroporti që gjermanët e shpërthyen me 3000 mina, në përgjithësi nuk pëlqejnë që shqiptarët dhe italianët të kenë komunikim me anglezët, duket se kanë frikë të një pushtimi të tretë të vendit të tyre, ka mundësi që të jetë një antagonizëm politik, në kuptimin që anglezët ndoshta do të duan një regjim demokratik mbi vullnetin e lirë të popullit, ndërsa partizanët do të duan të jenë totalitarë. Qeveria i kërkoi aleatëve njohjen dhe ky hap mund të çojë më në qartësim. Në të gjitha fshatrat u ngritën këshille, në qytet janë këshillat rajonalë dhe një këshill provincial, në Tiranë është edhe një këshill kombëtar.

* * *

-Raportet e mia me partizanët janë të mira: në Shkodër na bënë vizitë, të cilën e kthyem bashkë me Mons. Peshkopin. Në Tiranë pashë shumë diferencë si nga ana e autoriteteve politike (kreu I qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme) si nga ana e autoriteteve ushtarake.

Situata nuk është shumë e qetë arrestimet, persekutimet, rekrutimi i të rinjve, mikpritja me forcë e partizanëve në shtëpitë e qytetarëve, gjëra që mund të jenë të kuptueshme në një periudhë të turbullt si kjo, por që nuk janë të pëlqyeshme, krijojnë në qytet e jashtë tij një lloj shqetësimi të përhapur, që mund të bëhet i rrezikshëm.

Do zoti gjendet një zgjidhje pa tronditje të rrezikshme, që të çojë në një normalizim gradual dhe një rimarrje të vrullshme të jetës së qetë, që njerëzit t’i kthehen punës, që të përmirësohen kushtet e popullit, sa fatkeq, aq edhe krenar për pavarësinë e vet, të shtypur për 5 shekuj nga turqit dhe të tronditur, si nga probleme të brendshme dhe nga pushtimet armike dhe nga luftërat.

Previous Post

Flaka te “Nëna Shqipëri”, komentuesit-Ramës: Flakën po na vë dhe ti

Next Post

Ti përmbysim bijtë e etërve!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ti përmbysim bijtë e etërve!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.