Ndihmës sekretarja e SHBA-së për çështjet e Europës dhe Euro Azisë, Viktoria Nuland viziton sit Tiranën ku pritet të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverise dhe partive kryesore politike.
Vizita e saj përfshin çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë dhe integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Europian. Zyrtarja e DASH do të vizitojë edhe Kosovën dhe Serbinë në 13 korrik, ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
















