“Duv Summit Club” dhe ministria e Bashkëpunimit Ekonomik në Gjermani organizojnë një projekt i cili synon promovimin e turizmit malor në Alpet shqiptare.
“Samiti i Ballkanik” është programi më i ri që sjell “Duv Summit Club”, ku duke filluar nga java që vjen do të fillojë një turne në alpet shqiptare, që synon promovimin e turizmit të qëndrueshëm malor.
Agjencia “Br.de” sjell një foto reportazh me bukuritë që ofrojnë Alpet Shqiptare për të duke përcjellë jo vetëm pamjet që ofron natyra shqiptare, por edhe vlera të mikpritjes shqiptare dhe jetën baritore.


















