Për dy pyetjet e dërguar nga lajmi.net, Zyra e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka kërkuar përgjigje edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Fqinjësisë, Zgjerimit dhe Negociatave.
“Zyra jonë në Bruksel ka pyetur Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë, Zgjerimit dhe Negociatave për pyetjet që keni dërguar dhe përgjigja në të dyja pyetjet është: Jo”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Lunacek për lajmi.net
Përndryshe, ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi është vendosur si kusht për liberalizimin e vizave në vitin 2012 në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizim. Por, marrëveshja e nënshkruar më 26 gusht 2015 në Vjenë nuk është ratifikuar ende, pasi opozita dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës janë kundër kësaj marrëveshjeje, duke thënë se me këtë marrëveshje Kosova i humbë mbi 8 mijë hektarë tokë. Kështu koalicioni nuk po arrin t’i siguroj 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit, i cili ka mbetur kushti i fundit për liberalizimin e vizave.























