Një aksident në Suedi i ka marrë jetën djalit shqiptar nga Kosova, Vatan Rama. Viktima ishte vetëm 22-vjeç, teksa mësohet se makina e të riut ishte përplasur me një kamion.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një autostradë të Suedisë. Më konkretisht, 22-vjeçari është nga Botusha e Koshares, ndërsa ishte djalë i vetëm i familjes Rama.
Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti. Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, dhe kështu ishte përplasur. Christer Fuxborg zëdhënës i Policisë suedeze në atë rajon ka treguar se tashmë kanë filluar edhe hetimet, për të mësuar shkaqet e aksidentit.



















