Pasi është bërë nënë e vajzës Renee, këngëtarja Nora Istrefi vjen në këtë foto të parë në plazhin e Dhërmiut për këtë verë, ku është fotografuar topless pa praninë e bashkëshortit të saj, Robert Berisha. Ashtu si çdo vit, Nora e shfrytëzon ditën për plazh, dhe natën për koncertet, ku ishte e ftuar në një nga clubet e Vlorës.
Kështu nuk i ka shpëtuar rutinës së pushimeve të saj, gjithmonë në prani të badigardëve që e shoqërojnë ngado. 30vjeçarja është fotografuar në momentin që ishte shtrirë në shezlong dhe kishte hequr pjesën e sipërme të bikinit, për të shmangur marrjen e ngjyrës në mënyrë të pjesshme. Bie në sy fakti që me shumë vullnet ka arritur formën ideale fizike, pasi i duken dhe muskujt e barkut, të cilat duan shumë punë për t’i rikthyer pas lindjes.














