Tash së fundmi erdhi edhe një deklaratë tejet kontroverse e tij. Ai tha se nuk i gëzohet lajmit për fitoren e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike, pasi sipas tij, ajo nuk përfaqëson kombin shqiptar, por gjashtë yjet e gjashtë etnive që jetojnë në Kosovë.
Sipas tij, Majlinda do të duhej të merrte pjesë në olimpiadë me flamurin kombëtar dhe kështu do të njihej si shqiptare, ndërkaq ngriti teorinë se qeveritarët e Kosovës e kanë urdhëruar që ta mbaj flamurin e Kosovës.
Deklarata tjera të ‘çmendura’ të Myftarajt kanë të bëjnë edhe me fenë islame. Në emisionin Zonë e Lirë ai pati deklaruar se Meka dhe Medina duhet shkatërruar me bombë atomike sikurse Hiroshima dhe Nagasaki, sepse sipas tij, këto dy qytete të Arabisë Saudite janë fajtoret kryesore për terrorizmin.
Besojeni se e ka thënë edhe këtë: Kur u përurua statuja e Migjenit në qytetin e Pukës, Myftaraj e quajti falsifikator njërin nga shkrimtarët dhe poetët më të mëdhenj të kombit shqiptar. Sipas tij, Migjeni duke qenë i sëmurë me tuberkuloz, nuk do të duhej të jepte mësim në shkolla dhe kjo e bënë falsifikator. Myftaraj deklaron se poeti i mjerimit do të duhej të burgosej.
Por nuk është vetëm kaq. Myftaraj shkon edhe më larg me teoritë konspirative dhe akuza duke kërkuar kështu vëmendje të tepërt nga mediat. Ai pati akuzuar ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, për destabilizim të shtetit shqiptar më 20 shkurt të vitit 2014.






















