Miq, ata që e varrosën Arditin ndofta edhe të gjallë në plehrat e Sharrës për të zhdukur gjurmët e krimit të tyre makabër, janë më shtazë sesa çdo kafshë e egër, të cilat në instikt fshehin viktimën e tyre. Por ato ndërgjegje nuk kanë. Kurse këta që e shtypën Arditin me buldozer, në vend që ta çonin menjëherë në spital apo qofte dhe në familjen e tyre zgjodhën ta ekzekutojnë për sëdyti, ta groposin në plehrat e Sharrës për të kryer një krim të formës më shtazore më të egër, më të shëmtuar dhe për të na dëshmuar sesa e pakufishme është ligësia e tyre shpirtërore.
Kurse pareliu që zhduket në drejtim të paditur sepse atëe nuk e lejojnë paratë të dijë se çdo të thotë të vrasesh një 17 vjeçar dhe për të zhdukur gjurmët e krimit të shëmtuar ta fshehësh atë në plehrat që sistemon sipermarrja jote, duhet gjetur me çdo kusht si një kriminel pa asnjë normë të moralit njerëzor.
I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të bëjë gjithçka për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të tij dhe të gjithë atyre që janë të implikuar në këtë vrasje makabre.
Gjithashtu, duke i shprehur ngushellimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Ardit Gjoklaj dua tëë informoj publikun se në sesionin që vjen sëbashku me deputetet e tjerë do marrim iniciativen ligjore që autoret e akteve të tilla shtazore me ligjin e ri të mbeten në qeli gjithe jetën e tyre!
















