Një grup artistësh anonimë ka hyrë pa leje në një park në Nju Jork dhe ka ngritur një statujë me figurën e Edward Snowden, “heroit” të Datagate.
Në orët e para të mëngjesit autoritetet kanë ndërhyrë dhe e kanë mbuluar veprën me një mbulesë blu.
“Ja kushtojmë këtë statujë atij që sakrifikoi sigurinë e tij në luftën kundër tirranive të kohërave tona”, shkruanin autorët.



















