• Latest
  • Trending
  • All

Një rrëfenjë me Jugosllavin në Aeroportin e Podgoricës

23/11/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një rrëfenjë me Jugosllavin në Aeroportin e Podgoricës

23/11/2017
in Aktualitet, Opinion

Petrit Kuçana

“Mirëdita. Unë jam Jugosllavi. Mirëserdhët në Mal të Zi dhe faleminderit që zgjodhët kompaninë tonë”. Këto ishin këto fjalët e tij të shqiptuara me një anglishte të mirë, ndërsa mbante në duar emrin tim të printuar në një letër A4 në aeroportin e Podgoricës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ishte më shumë se kuriozitet emri i tij, por ai me buzëqeshje tregon se emri Jugosllav kishte qenë goxha i përhapur, duke shtuar se është një emër që mbahet mend lehtë. Pasi më shpjegoi procedurat e marrjes me qera të makinës së rezervuar online, më tregoi se siguracioni nuk ishte i vlefshëm për në Kosovë por në çdo vend tjetër të rajonit.

Teksa prisnim që makina të vinte, ai më tregonte se kishte qenë gjithandej nëpër Shqipëri, se klientët e tij ishin në shumicë dërrmuese shqiptarë, dhe se ishin nga Londra, i vetmi qytet që akoma nuk e kishte vizituar.

Duke u përpjekur që të fliste në shqip, (mision i pamundur) Jugosllavi zgjodhi anglishten për të treguar për miqësitë e tij me shqiptarët, duke theksuar se biletat për në Podgoricë ishin shumë të lira dhe se ja vlente që shqiptarët të vinin këtej, pasi nga “Majka Tereza” (e kishte fjalën për aeroportin e Rinasit) biletat ishin shumë të shtrenjta dhe se nga Podgorica për pak më shumë se një orë do isha në Shkodër.

Ishte një përjetim nga ata të turbullt në Aeroportin e Podgoricës, kur akoma më tingëllonin fjalët e bashkudhëtarit shkodran të ulur afër sediles sime, se kishte shumë vite pa qenë në Tiranë, pasi gjithmonë vinte nga Podgorica për të takuar prindërit. Nga rreth dyqind pasagjerë ne arritëm të numërojmë deri në gjashtë “të huaj” pra jo-shqiptarë (me gjithë kundërshtimin e tij se të paktën dy nga këta të gjashtë ishin shqiptarë të Malit të Zi që flasin serbisht). Çuditja e tij nuk qëndronte tek numri i pasagjerëve të huaj, (pra vetëm gjashtë) por se si ishte e mundur që isha në këtë aeroport për herë të parë, pasi Londër-Tiranë ishte e papërballueshme. Ai e kishte bërë këtë zgjidhje (rroftë Rayneri) pasi zakonisht bileta ishte të paktën £200 më e lirë dhe se “më mirë bënte sevap” me  ndonjë të afërm, sesa t’ua jep të pangopurve politikanë që nuk lejojnë Raynerin apo EasyJet të ulen në Rinas.

Shkodrani më tregoi se sidomos gjatë kohës së verës ka edhe shumë shqiptarë të Kosovës që shkojnë drejt në Ulqin dhe se për shumë prej tyre, është më mirë që të vijnë në Podgoricë, sesa të shkojnë në Shkup, pasi edhe atje Aeroporti i Prishtinës deri para pak kohësh nuk kishte lidhje direkte me Londrën.

Shkodrançja mbizotëronte jo vetëm në fjalor por edhe në targat e makinave që shfaqeshin në aeroportin e Podgoricës, ku duket se gjithçka ishte kthyer në një rutinë për ta.  Më kot mundohesh të harrosh radhën për të depërtuar jashtë aeroportit,  pasi dukej si një shteg i ngushtë ku vetëm dy policë malazezë vulosnin pasaportat, ku nuk kishte si të mos bënte përshtypje një pamje e madhe reklamuese e Malit të Zi e shkruar tërësisht në kinezçe, ku Rayneri joshës zbarkonte në aeroportin e tërthortë për shqiptarët.

Jashtë ambienteve të aeroportit biseda me Jogosllavin bëhej më tërheqëse ndërsa tregonte për çmimin e ulur të makinave me qera (5 ditë £100) dhe se në sezonin turistik kishte çmime të tjera, por që ishte i lumtur me shqiptarët, pasi shpesh lënë edhe ndonjë bashkish.

Ai tregonte edhe për pushimet që kishte kaluar në Sarandë, për rrugët e mira në Shqipëri, problemet e parkimit në Tiranë e deri tek shëtitjet e tij, ku nuk kishte pasur vend të Evropës pa shkuar, përveç Londrës ku duhej vizë. Porosia e fundit e Jugosllavit ishte që të isha e kujdesshëm sidomos në Tiranë, pasi ka shumë problem për parking dhe se çdo dëmtim të makinës do të detyrohej të mbante në garancinë e bllokuar (rreth £700).

Edhe pasi lë Podogricën dhe nisesh drejt Shkodrës, më kot të kujtohet  se janë të paktën kompanitë prestigjioze  lowcost që “begenisin” Malin e Zi, por asnjë e tillë në Shqipëri dhe se jo vetëm se nuk ka ndonjë prioritet, por plot dy ministri të diasporës i kemi në dy shtetet shqiptare dhe se mërgimtarët shqiptarë mbesin të harrurit e mëdhenj. Aeroporti i Kukësit mbetet  kaq i harruar, ku nuk ka asnjë shkëndijë se diçka edhe mund të bëhet, të paktën si Mali i Zi që ka pak më shumë banorë se gjysma e Tiranës.

Edhe më zymtësi shikon në kthim, kur radhët në doganën e Moriçanit janë kaq të mëdha, që në pikë të mëngjesit, pasi siç na u tha banorët e Shkodrës shkojnë të punojnë andej dhe kthehen në darkë. Ndërmend të bie aforizma se (pse Malazezët e kanë qafën e gjatë? Sepse shikojnë bereqetet shqiptare). Tashmë duket se është e kundërta dhe asgjë nuk po ndryshon.  Madje as fjalët e miradisë së Jugosllavit që na thoshte se nëse do të shkonim për pushimet e Vitit të Ri,  do na shërbente një tjetër “jugosllav” pasi ai do të shkonte me pushime…

Tags: edi rama
Previous Post

Lorik Cana – “Triumfon” të shtunën në Londër

Next Post

Trishtimi i fëmijëve shqiptarë, 94% e shohin të ardhmen jashtë vendit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Trishtimi i fëmijëve shqiptarë, 94% e shohin të ardhmen jashtë vendit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.