• Latest
  • Trending
  • All

Një në tre shqiptarë pagoi ryshfet më 2020

10/06/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një në tre shqiptarë pagoi ryshfet më 2020

10/06/2021
in Aktualitet

Nga Gjergj Erebara/birn

Numri i shqiptarëve që deklarojnë se kanë paguar ryshfet në qeverinë qendrore apo pushtetin vendor rezultoi ndjeshëm më i lartë në vitin 2020 se sa në vitin 2019 ndërsa besimi i shqiptarëve te institucionet publike pësoi një rënie të mëtejshme, bëhet e ditur nga sondazhi “Besimi në qeverisje 2020”, publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Pjesa e shqiptarëve që raportohet të kenë paguar ryshfet për të marrë një shërbim nga qeveria qendrore u rrit nga 19% më 2019 në 32% më 2020,” vëren raporti i sondazhit ku u intervistuan 2500 qytetarë në të gjithë territorin.

Raporti vëren gjithashtu se një numër më i lartë shqiptarësh morën shërbim publik gjatë vitit të kaluar, gjë që korrespondon edhe me një rritje të përqindjes së popullsisë që thotë se ka paguar ryshfet.

Viti 2020 ishte i pazakontë në Shqipëri për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri dhe kontakti i qytetarëve me autoritetin shtetëror duket se u rrit për shkak të imponimit të ndalim-qarkullimit dhe ngarkimit të policisë për të zbatuar masat ndëshkuese të qeverisë.

Rezultatet e sondazhit sugjerojnë gjithashtu që shqiptarët nuk paguajnë ryshfet për të përfituar diçka që nuk u takon apo për të marrë një shërbim më të mirë apo më të shpejtë, por para së gjithash se ryshfeti i kërkohet në mënyrë eksplicite. Rreth 47% e atyre që deklaruan se kanë paguar, thanë se e bënë për shkak se iu kërkua ndërsa 16% deklaruan se e paguan në formë bakshishi për mirënjohje për shërbimin e marrë.

Qytetarët u pyetën mes të tjerash nëse besojnë se institucionet publike janë të korruptuara apo jo. Rreth 87% e tyre deklaruan se e vlerësojnë korrupsionin i vogël (ryshfetet dhe baksishet) si “të përhapur” ose “shumë të përhapur” në një shkallë nga një në katër. Vetëm 2.8 deklaruan se korrupsioni nuk është fare i përhapur. Rreth 84% e të pyeturve vlerësuan se korrupsioni madhor është i gjithëpërhapur ose i përhapur ndërsa 2.3% e shqiptarëve besojnë se në fakt vendi nuk ka korrupsion të tillë.

Ndërsa shqiptarët në përgjithësi kanë një vlerësim lehtësisht më të mirë për qeverisjen, janë të punësuarit në sektorin publik ata që besojnë në masë edhe më të madhe se sa publiku i gjerë, se korrupsioni është i përhapur.

Sipas sondazhit, 88% e të pyeturve që punojnë në sektorin publik raportuan korrupsionin e vogël si të përhapur ose gjithëpërhapur ndërsa në krahasim me vitin 2019, vlerësimi i punonjësve të shtetit për situatën është përkeqësuar ndjeshëm. Në anketën e vitit 2019, i njëjti grup deklaroi në masën 77% korrupsionin e gjithëpërhapur, nga 88% më 2020.

Sistemi i drejtësisë, sistemi shëndetësor dhe policia renditen si tre institucionet më të korruptuara në vend.

Mosbesim në rritje te prokuroria dhe policia

Pjesa e shqiptarëve që besojnë se prokuroria nuk është në gjendje të luftojë korrupsionin e vogël apo atë madhor pësoi rritje në vitin 2020 në krahasim me vitin e kaluar, sipas rezultatit të sondazhit. Po kështu, besimi te Policia e Shtetit pësoi një rënie dramatike.

Besimi se prokuroria do të godasë korrupsionin e vogël ra nga 37% vitin 2019 në 34% ndërsa besimi se prokuroria do të godasë korrupsionin madhor pësoi një rritje nga 27 në 29%.

Besimi te Policia e Shtetit pësoi një rënie drastike. Rreth 53% e shqiptarëve deklaruan më 2019 se kishin besim te uniformat blu. Por pas vitit të pandemisë, të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe të vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, besimi ra në 43%, niveli më i ulët i shënuar që nga fillimi i vrojtimit në vitin 2015.

Policia e Shtetit është akuzuar gjatë vitit 2020 për politizim, për dhunim të pajustifikuar të protestuesve dhe për shkelje të të drejtave themelore të njeriut në mënyrë të përsëritur.

Në janar 2020, një shtetas turk u dëbua me forcë pavarësisht kërkesave për azil ndërsa në maj, drejtori i Policisë së Shtetit u përball me kërkesa për dorëheqje pasi zbuloi veten se kishte përgjuar rrjetet sociale të një qytetareje me qëllim që të justifikonte dhunën policore ndaj një të mituri.

Në maj, policia u akuzua se përdori dhunë eksesive dhe iu përgjigj urdhrave politikë në rastin e protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ndërsa në dhjetor, oficerët e saj u panë duke kryer arrestime ndërsa kishin veshje civile apo duke ndaluar në masë të rinj që merrnin pjesë në protesta, shpesh të dhunshme pas vrasjes së Klodian Rashës.

NATO, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara janë institucionet që gëzojnë besimin më të lartë nga shqiptarët. Besimi te Shoqëria Civile dhe te Media pësoi rënie.

Në rënie duket se është edhe besimi te reforma në drejtësi. Gjatë vitit të kaluar, 53% e shqiptarëve vijuan të besojnë se kjo reformë do të ketë ndikim pozitiv në vend por kjo ishte 18% më pak se sa në vitin 2016.

/Birn

Previous Post

Themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Nga Jusuf Buxhovi

Next Post

Një ëndërr amerikane me sy hapur – Nga Fatos Lubonja

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Një ëndërr amerikane me sy hapur - Nga Fatos Lubonja

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.